×
  • Lajme
  • Lajme

    U aksidentua rëndë, kosovari la pa fjalë policinë zvicerane me veprimin pas aksidentit

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:41

    Një kosovar, drejtues i një makine BMË, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe Bremgarten. Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë.


    Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.

    Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor), transmeton albinfo.ch. Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj.

    Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari.

    Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch. Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!