Remzie Mustafa, nënë e tre fëmijëve, tash e katër ditë është zhdukur në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.
Ende nuk dihet asgjë për fatin e saj dhe mënyrën se si është zhdukur, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ka kontaktuar me vajzën e të zhdukurës e cila ka thënë se qytetarët janë duke u ndihmuar për të gjetur nënën e saj, por ende asgjë nuk ka të re.
Anita, vajza e saj, ka thënë se ende nuk kanë informata nëse nëna e tyre ka dal jasht shtetit apo jo.
“Rast është paraqit në Polici, gjithçka është e ditur, me të tregu të drejtën sa më thirri një qytetar me tha se ta kom gjet nanën, me numër privat edhe ma ndali telefonin në Vranjefc, shumë njerëz po na telefonojnë por ende nuk është e sigurt pasi një gru ish te pazari qashtu me një fustan, një tjetër ish në Dardani që krejt e dishin por jo prapë. Nuk kemi ende informacione se a ka dal jasht shtetit apo jo. Ne nuk kemi si familje asnjë lloj dyshimi se ku mund të jetë”, ka thënë Anita.
59 vjecarja supozohen se në ditën që ka humbur ka pasur të veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri dhe patika të zeza.
Familja Mustafa ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që nesë e hasin ose dinë diçka për Remizje Osmani të lajmërohen në numrin 044226678.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.