×
  • Lajme
  • Lajme

    U.D i Drejtorit të PK-së viziton policin e Kosovës i përfshirë në aksident disa vite më parë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 19:19

    UD. i drejtorit të Përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti, ka vizituar policin Mazllum Bajraktari.Bajraktari katërmbëshjet vjet më parë u përfshi në aksident duke marrë lëndime të rënda.


    UD i PK-së, zoti Mehmeti gjatë vizitës tha se Policia e Kosovës nuk e harron kurrë kontributin e Bajraktarit dhënë për të mirën e vendit.

    “Kjo vizitë, përkoi me katërmbëdhjetë vjetorin e përfshirjes në aksident të kolegut Bajraktari, i cili në kryerje të detyrës u aksidentua duke marrë lëndime të rënda.Por, kolegët, Policia e Kosovës, nuk e harron kontributin e Mazllumit dhënë për të mirë të vendit, ju dhe familja e juaj do të vazhdoni të jeni pjesë e familjes së Policisë së Kosovës tha u.d. drejtori i PK-së z.MEHMETI, gjatë vizitës që i bëri Mazllum BAJRAKTARIT në banesën e tij.Ne i gëzohemi faktit se ju vazhdoni të rikoperoheni për çdo ditë, ne do të vazhdojmë të ju përkrahim në çdo moment” shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    U.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së Samedin MEHMETI, vizitoi policin Mazllum BAJRAKTARI

    Sot me 11.12.2020, ud. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga Kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Major Baki Kelani shef i Zyrës për Informim, kanë vizituar pjesëtarin e Policisë së Kosovës Mazllum BAJRAKTARIN.

    Kjo vizitë, përkoi me katërmbëdhjetë vjetorin e përfshirjes në aksident të kolegut Bajraktari, i cili në kryerje të detyrës u aksidentua duke marrë lëndime të rënda.

    Por, kolegët, Policia e Kosovës, nuk e harron kontributin e Mazllumit dhënë për të mirë të vendit, ju dhe familja e juaj do të vazhdoni të jeni pjesë e familjes së Policisë së Kosovës tha u.d. drejtori i PK-së z.MEHMETI, gjatë vizitës që i bëri Mazllum BAJRAKTARIT në banesën e tij.

    Ne i gëzohemi faktit se ju vazhdoni të rikoperoheni për çdo ditë, ne do të vazhdojmë të ju përkrahim në çdo moment.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!