Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një gruaje në QKUK.
Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh, viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore edhe pas trajtimit gjendja e saj është përkeqësuar, duke e çuar në vdekje.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme.
“Prishtinë / 09.04.2025 – 17:00. Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.