×
  • Lajme
  • Lajme

    U dorëhoq nga AKI-ja, Maxhunit tashmë i është caktuar detyra e re

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 20:42

    Ministria e Jashtme është duke punuar që të hapë një konsullatë në Izmir të Turqisë.


    Për këtë pozitë dikush thotë se e di kush do ta drejtojë, njofton Klan Kosova.

    Ai këtë e lidh me dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga AKI-ja.

    Kujtojmë se Shpend Maxhuni ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

    Me këtë rast, kryeministri në largim i Kosovës, Rmush Haradinaj ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

    Maxhuni kishte qenë Drejtor i Policisë së Kosovës para se të emërohej Drejtor i Inteligjencës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!