×
  • Lajme
  • Lajme

    U duk se po qan, por çfarë ndodhi me Vasfije Krasniqin në Kuvend

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 12:47

    Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi deputetët e PDK-së se vetë e kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët, si dhe janë përgjegjës për korrupsionin në vend.


    Tensionet e ngritura në sallë kanë ndikuar që të ndërpritet seanca, duke shkuar në pauzë 20-minutëshe.

    Pas kësaj, deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi Goodman, ka pësuar një incident.

    Asaj iu lakua këmba teksa po zbriste nga foltorja e Kuvendit.

    Kjo si duket i shkaktoi asaj shumë dhimbje, të cilat i manifestoi me anë të mimikës së saj.

    Për më shumë ndiqni videon:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!