×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    “U emërua jashtëligjshëm” – Ejup Maqedonci me urgjencë i kërkon Kurtit shkarkimin e Gafurr Dugollit

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 11:10

    Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtës, me urgjencë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet vendimi i Ekzekutivit përmes së cilit Gafurr Dugolli ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri.

    Arsye për anulim të vendimit për këtë pozitë, sipas Ejup Maqedoncit ka mjaftueshëm.

    Periskopi” ka publikuar disa korrespodenca të ministrit Maqedonci me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në qasje kanë pasur edhe të gjithë ministrat e Kurtit, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës, Arben Krasniqi.

    Korrespodencat nxjerrin në pah se më 20 shtator të 2024, ministri Maqedonci përmes një kërkese zyrtare i ka kërkuar sekretarit të Qeverisë së Kosovës Arben Krasniqi, që vendimi i Qeverisë për emërimin e Gafurr Dugollit të anulohet.

    “Në mbështetje të nenit 66 të Rregullorës (QRK) NR.17/2024 të Punës së Qeverisë së Kosovës, porpozojmë që të shqyrtohet dhe vendoset me urgjenë mbi këtë pikë:

    ANULOHET vendimi i Qeverisë Nr.18/2024 i datës 11.09.2024, me të cilin Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Minsitrit të Mbrojtjes. Kjo kërkesë bazohet në njoftimin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të datës 18.09.2024, me të cilin Ministria e Mbrojtjes është njoftuar se për procesin e rekrutimit për pozitën e Sekretarit të Përgjitshëm në MM, ka ankesa në proces të shqyrtimit nga ana e Këshillit dhe se ky vendim i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit NR.05/l-031, për procedurën e Përgjithshme Administrative, nenet 130, paragarfi 1 dhe 144 paragrafi1, ndërlidhur me neniin 47 paragfari 10 të Ligjit NR.08/L-197 për Zyrtarët Publik.” – thuhet në kërkesën e ministrit të Mbrojtës, Ejup Maqedonci.

    Por, për të argumentuar kërkesën për anulimin e këtij vendimi të Qeverisë që Gafurr Dugolli – vëllai i deputetit të VV’së, Enver Dugolli – të emërohet Sekretar në MM, e që që sipas Maqedoncit është në kundërshtim me ligjin, ministri i Mbrojtjes ka nisur edhe një letër tjetër shpjeguese.

    “Deklaroj se propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për: Shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me të cilin z.Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, mbështetet me dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Proceduren e Përgjithshme Administrative, nenet 130 paragrafi 1 dhe 144 paragrafi 1, ndërlidhur me nenin 47 paragrafi 10 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, si dhe procedohet në pajtim me nenin 66 të Rregullores (QRK) Nr. 17/2024 te Punës së Qeverise së Republikës së Kosovës dhe ka kaluar fazat procedurale të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë dhe aktet tjera ligjore e nënligjore dhe rekomandojmë aprovimin e këtij vendimi. Propozimi është i shoqëruar nga dokumentacioni, i cili përmban të githa të dhënat dhe informatat e nevojshme për marrjen e vendimit”- thuhet në letrën e ministrit Maqedonci.

    Por këtu nuk përfundon gjithçka.

    Për emërimin e Gafurr Dugollit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një letër nisur kryeministrit Kurti dhe ministrave , thotë se as që ka qenë në dijeni për ardhjen e tij në këtë pozitë.

    Madje thotë se për këtë pozitë, propozimin mund ta kishte bërë ai vet si ministër i Mbrojtës.

    I nderuar Kryeministër,
    Të nderuar ministra,

    Qeveria e Republikes se Kosovës ne mbledhjen e saj te 220 ka nxjerrë Vendimin Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me të cilin z. Gafurr Dugolli është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
    Une si Ministër i Mbrojtjes nuk kam qenë në dijeni se ne lidhje me procedurën e rekrutimit per poziten Sekretari i Pergjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ka ankesa në Keshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Sherbimin Civil, e të cilat jane në trajtim e sipër.

    Propozimin në Qeveri per përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, e kam bërë duke u bazuar ne Memorandumin Shpjegues të datës 14.08.2024 të pranuar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi bazën e te cilit memorandum nga Njësia e Burimeve Njerëzore unë si Ministër jam këshilluar se janë plotësuar kriteret ligjore dhe ne pajtim me nenin 49 të Ligjit Nr. 08/L-197 per Zyrtarët Publik. Dhe se unë si Ministër mund te bëj propozimin e kandidatit fitues për emërim nga Qeveria e Republikës së Kosovës për pozitën e Sekretarit te Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, për mandat katër vjeçar.

    Në ndërkohë, pas marrjes së Vendimit nga QRK, me date 18.09.2024 jam njoftuar nga ana e Këshillit te Pavarur Mbikëqyrës se: “lidhur me këtë proces te rekrutimit per përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozitën e Sekretarit te Përgjithshëm ka ankesa ne shqyrtim e sipër ne KPMSHCK, dhe më është bere me dije se kjo përzgjedhje është bere ne kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, nenet 130 paragrafi 1 dhe 144 paragrafi 1, ndërlidhur me nenin 47 paragrafi 10 te Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik”.

    Prandaj me qellim te evitimit te efekteve negative ligjore për Ministrinë e Mbrojtjes, pasi qe pozita e Sekretarit te Përgjithshëm është pozita kyçe vendimmarrëse, kërkoj qe Vendimi Nr. 18/220 i datës 11.09.2024, me te cilin z. Gafurr Dugolli eshte emëruar ne pozitën e Sekretarit te Pergjithshem ne Ministrinë e Mbrojtjes të anulohet. Andaj, nga këto të cekura më lart kërkoj miratimin e këtij propozimi.“, letrën që sipas “Periskopit” e ka dërguar ministri Maqedonci, po që letra nuk ka as datë e as nënshkrim.

    Tutje, sipas mediumit, Ministri i Mbrojtës Ejup Maqedonci, për krejt këto ka marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, një propozim vendim e ku thuhet se anulohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e Gafurr Dugollit, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri. Por, që dokumenti nuk mbanë as datë, e as nënshkrim të shefit të Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!