Një grua nga Prizreni ka vdekur për shkak të lëndimeve të marra nga goditja me veturë derisa ajo ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor dje në rrugën “Ekrem Rexha”.
Pas ishte goditur nga vetura, ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.
Policia tha se vozitësi i automjetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.
“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.