×
  • Lajme
  • Lajme

    U hap javën e kaluar, por nesër Maqedonia vendos nëse do ta mbyll sërish kufirin me Kosovën

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 18:23

    Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e nesërme do të rishqyrtojë mbylljen e kufirit me Serbinë dhe Kosovën.


    Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila shtoi se ky rishqyrtim po bëhet për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen epidemiologjike në shtetet fqinje.

    “Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e marra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!