×
  • Lajme
  • Lajme

    U “hidhëruan” në takimin e fundit, zbulohet kur do të takohen sërish VV e LDK

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 22:17

    Nesër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Isa Mustafa i LDK-së, do të takohen përsëri.


    Takimi mes tyre për krijimin e Qeverisë pritet të realizohet pas vizitës së një përfaqësuesi të rëndësishëm ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

    Klan Kosova mëson se palët do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për ndarjen e resorëve ministrorë dhe pozicioneve të rëndësishme në hierarkinë shtetërore.

    Ata dje kanë zhvilluar një takim, por që ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!