×
  • Lajme
  • Lajme

    U identifikua nga analizat e ADN-së, një 23-vjeçare shqiptare viktimë e aksidentit në Greqi

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 8:34

    Një 23-vjeçare shqiptare që ndodhej mes të zhdukurve është identifikuar tashmë nga një analizë ADN-je.

    Përplasja e trenave i mori jetën të resë Evgjeni Mitska, e cila ishte mes të zhdukurve pas aksidentit të trenit në Tempe.

    Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së, raporton gazeta greke Protothema.gr.

    Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin vajzën përmes rrjeteve sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të.

    Ajo është viktima e dytë shqiptare pasi dje u identifikua dhe studentja 21 vjecare Klaudia Lata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!