Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar gjashtë të tjerë. Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gazeta merr vesh se të vdekurit janë babë e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç.
Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas.
Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet).
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.