×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap duke vozitur me drita rrotative, 40-vjeçari në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë-shoferi për tre muaj

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 15:28

    Policia e Rajonit të Ferizajt e ka gjobitur me 500 euro dhe ia ka hequr patentë-shoferin për tre muaj një 40-vjeçari i cili është kapur duke drejtuar automjetin me drita rrotative në Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

    “Më datë 27.01.2025, rreth orës 18:00, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj – Prishtinë. Por pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta ftojë në stacionin policor drejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç. Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!