×
  • Lajme
  • Lajme

    U kritikua për çmime të “frikshme”, mësohet kur do të hapet pishina moderne në Mitrovicë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 14:57

    Qyteti i Mitrovicës nga kjo verë do të ketë edhe një pishinë të re, duke e bërë kështu hapësirën afër lumit Ibër si një prej më karakteristikave në Kosovë.


    Aty është në përfundim të ndërtimit një “Aqua Park”, i cili përmban disa pishina dhe mundësi argëtimi, shkruan Reporteri.net.

    Ky projekt ishte në plan të përfundohej dhe të lëshohej për përdorim në fillim të këtij muaji, mirëpo disa vonesa kanë pamundësuar një gjë të tillë. Mirëpo, siç kanë paralajmëruar edhe vet ndërtuesit, pishina do të hapet shumë shpejt.

    Gazeta mëson se hapja do të bëhet në fund të muajit qershor, që i bie se kanë mbetur edhe pak ditë.

    Sidoqoftë, banorët e Mitrovicës më shumë po i shqetëson çmimi i hyrjes në këtë pishinë sesa vonesa. Siç mëson Repoteri.net, për një të rritur çmimi i hyrjes është 8 euro ndërkaq për fëmijë 6 euro.

    Këto çmime janë konsideruar si shumë të larta duke pasur parasysh standardi e pagave në këtë qytet, që rezulton se është më i varfëri në Kosovë.

    Ndryshe, përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!