×
  • Lajme
  • Lajme

    U lidhën shumë me familjen kosovare, durrsakët mes lotëve kthehen në shtëpi

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 20:44

    Për një javë familja nga Kosova dhe ajo nga Durrësi janë lidhur shumë me njëra tjetrën.


    Me lot, po u kërkojnë mysafirëve të qëndrojnë edhe më gjatë.

    Fëmijët e familjes Kastrati, për një javë janë lidhur aq shumë Agimin e Shkurtën nga Durrësi, sa që largimi i tyre i ka mërzitur.

    Pas tërmetit që preku Durrësin, ata erdhën dhe u strehuan në Kosovë, në familjen e Arian Kastratit, ndërkaq të dielën në mbrëmje do të nisen për në Itali tek familjarët e tyre.
    E tërmeti i 26 Nëntorit i ka lënë pa shtëpi, njësoj si shumë familje atje.

    Ky çift në moshë, kanë lënë edhe dy djemtë me familje në Shqipëri.

    Por, mungesën e tyre e frikën, i ndihmuan ta tejkalojnë familja Kastrati.

    Pritja e ngrohtë që iu bë në Kosovë, po i bën edhe këta dy të moshuar të mërziten për largimin.

    Por, dy familjet zotohen se nuk do e harrojnë këtë miqësi.

    Mes lotësh përmendin edhe vizitat që do i bëjnë, njëra – tjetrës, pasi e gjithë situata të qetësohet.

    Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, la të vdekur mbi 50 persona dhe të lënduar mbi 600 të tjerë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!