“Shteti nuk është i shantazhueshëm”, kështu e ka nisur reagimin e saj, Donika Gërvalla, e cila sot u betua si deputete e legjislaturës së nëntë të Kuvendit, ndërkohë që koalicioni ku ajo bën pjesë dështoi ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, edhe pas dy tentimesh.
Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë pozitë, që pamundësoi vazhdimin e hapave tjerë. Nga 61 vota sa duhen, në dy tentativa, Haxhiu mori vetëm 57.
Gërvalla ka thënë se të hënën do ta vazhdojnë “betejën parimore dhe asapk të lehtë për konsolidimin e institucioneve”.
“Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Gërvalla në një postim të shkurtë.
Vetë Haxhiu ka konfirmuar se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare./Reporteri.net/
Kurti matet dy herë, s’i ka numrat në Kuvend
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.