×
  • Lajme
  • Lajme

    U përfol për Ministre të Jashtme në Shqipëri, Vlora Çitaku i përgënjeshtron raportimet

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 23:47

    Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka përgënjeshtruar raportimet e mediave shqiptare se ajo do të jetë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Shqipërisë në mandatin e tretë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.


    Ajo ka thënë se ky është një lajm i rremë, shkruan Reporteri.net.

    “Ky është lajm i vjetër, e paskan ricikluar atë. Unë mendoj se Shqipëria është shumë në rregull dhe se unë jam shumë më e dobishme në Kosovë. Me të thënë të drejtën, nuk kam arritur ende ta kuptoj se kush po i gjeneron këto lajme të rreme”, ka thënë Çitaku në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Top Channel ka raportuar se Edi Rama do ta emërojë ministre të Punvë të Jashtme dhe Diasporës, Vlora Çitakun.

    “Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund t’i besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos”., ka shkruar Tch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!