×
  • Lajme
  • Lajme

    U përfol për pozitën e presidentes, kjo është përgjigjja e Edita Tahirit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 12:55

    Mandati i Vjosa Osmanit ka hyrë në afatin kushtetues gjashtëmujor që nga 5 nëntori, kur zyrën e presidencës e liroi Hashim Thaçi për të shkuar në Hagë.


    Një prej emrave që është përmendur për presidente është edhe i ish-kryenegociatores Edita Tahjiri.

    Ajo nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

    “Nuk jam e interesuar të flas në këtë temë”, tha Tahiri për Express.

    Tahiri ka qenë pjesë aktive e politikës fillimisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë viteve të 90’ta, kurse pas luftës ajo e kishte formuar subjektin politik, Alternativa Demokratike e Kosovës.

    Edita Tahiri i ka udhëhequr bisedimet me Serbinë në nivelin teknik në vitin 2011 në Bruksel, ku janë nënshkruar disa marrëveshje. Ajo e ka ushtruar funksionin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres për Dialog.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, nuk ka qenë e qasshme për ta pyetur rreth kandidimit të mundshëm të saj për presidente.

    Pozicionet e partive politike për postin e presidentit janë bërë të qarta dhe duket se legjislatura e shtatë e ka të vështirë ta zgjedhë presidentin e ri.

    AAK-ja e voton vetëm Ramush Haradinajn, teksa PDK-ja jep 24 votat e saj vetëm për kandidatin e tyre.

    Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja dhe refuzon të ulet për të biseduar për presidentin.

    Vlora Çitaku ka shërbyer si ambasadore në Washington nga viti 2015 deri më 2020.

    Çitaku ka qenë anëtare e PDK-së dhe deputete e Kuvendit për dy mandate dhe ka shërbyer si Ministre e Integrimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!