×
  • Lajme
  • Lajme / “Ilta Sanomat”

    U përfol si emër i mundshëm për emisar në Dialog, por media finlandeze zbulon se Haavisto po synon pozitë të lartë në OKB

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 21:55

    Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, gazeta finlandeze “Ilta Sanomat”, zbulon as ai është në proces për të marrë një pozitë të rëndësishme në Kombet e Bashkuara e që lidhet me Lindjen e Mesme.

    Siç shkruan gazeta “IS”, Finlanda i ka kërkuar Izraelit përkrahjen për emërimin e Haavisto në pozitën e koordinatorit special i procesit të Paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme, meqë shteti izarelit ka dalë kundër.

    “Të martën, u bë e qartë se emërimi i deputetit Haavisto si koordinator special i procesit të paqes të OKB-së në Lindjen e Mesme është rrezikuar në fazat përfundimtare për shkak të kundërshtimit të Izraelit”, shkruan sot gazeta finlandeze “IS.fi”.

    Gazeta finlandeze tutje shtom se një burim i njohur me Çështjet e OKB-së thotë se shanset e Haavisto-s për t’u zgjedhur do të dobësohen, veçanërisht nëse udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin Haavisto-n për këtë pozicion.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e merr vendimin e tij në mënyrë të pavarur për emërimin në këtë pozitë, por në këtë lloj emërimi zakonisht merren parasysh pikëpamjet e palëve.

    MPJ e Finlandës lidhur me atë nëse Pekka Haavisto e Kai Sauer kanë aplikuar për emisar në Bruksel e nëse janë duke i përkrahur, kanë konfirmuar se Finlanda s’ka paraqitur asnjë kandidatur për pozitën e emisarit special të BE për dialogun Kosovë-Serbi./Express

    Finlanda thotë se s’ka paraqitur ndonjë kandidaturë për pozitën e Emisarit të BE’së për Dialogun, ishin përfolur dy emra

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!