×
  • Lajme
  • Lajme

    U përfol si kandidat për president të Kosovës, flet Lutfi Haziri

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 21:27

    Tashmë është e qartë që LDK po kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicion me VV’në të jetë edhe posti i presidentit.


    Edhe pse në opinionin publik po thuhet se LDK postin e presidentit po e kërkon për Isa Mustafën, vetë partia asnjëherë deri sot nuk e ka deklaruar zyrtarisht këtë.

    Sot, në një postim të aktivistit të shoqërisë civile Ismet Kryeziu, për herë të parë po përmendet edhe emri i nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, si kandidat për president.

    Mirëpo Haziri në Debat Plus  ka mohuar kategorikisht se ka për synim të bëhet president i Kosovës. Ai ka thënë se angazhimi i tij  do të jetë në kuadër të Komunës së Gjilanit, por asgjë më shumë, shkruan Reporteri.net.

    “Unë e kam thënë. As në Qeveri dhe as në presidencë, jam zgjedhur kryetar i Gjilanit dhe atë mandat kam me e përfundu. Duhet një arsye e madhe për me më shty me e ndërmarrë këtë vendim”, është shprehur shkurt Haziri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!