Një lajm i trishtë nga Greqia. Një 20-vjeçar shqiptar, Klajdi Hallulli ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur të shtunën në mbrëmje.
Ai po udhëtonte me automjetin e tij Ford Focus kur u përplas nga një pemë.
Ai u dërgua në spital me plagë të rënda por nuk arriti të mbijetojë.
Ai po udhëtonte bashkë me tre djem të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç, njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë që dy të tjerët e kanë kaluar tashmë rrezikun për jetën. 20-vjeçari shqiptar jetonte në shtetin fqinj bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.