×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    U plagos rëndë edhe një vajzë nga Kosova, mediat në Finlandë: 12-vjeçari që kreu sulmin dyshohet se kishte qenë viktimë e bullizmit

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 13:31

    Sipas informacioneve të medias finlandeze “Yle.fi”, 12-vjeçari i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në shkollën Viertola dyshohet se kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë, përcjell Reporteri.net.

    Kështu, motivi i të shtënave lidhet me bullizmin në shkollë.

    Policia e Uusimaa Lindore njoftoi të mërkurën në mëngjes se policia ka një ide paraprake për motivin e të shtënave në shkollë.

    Për arsye hetimore, motivi në atë moment nuk mund të konfirmohej publikisht.

    Nga të shtënat humbi jetën një djalë 12-vjeçar dhe dy vajza 12-vjeçare u plagosën rëndë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!