Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë një person, i cili para rreth një muaji kishte abuzuar seksualisht me një femër të cilës i ishte prezantuar si polic.
Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda policisë, mëson se dje është arrestuar personi i quajtur Ramush Salihu, i cili më datë 11 maj rreth orës 17:00, i ishte prezantuar rrejshëm një femre se është polic. Ai e kishte dërguar atë te garazhet e Postës së Madhe, dhe kishte filluar ta puth, dhe ta prekë në vende intime të trupit.
Më pas, e kishte detyruar të zhvishet duke i thënë se do t’i kryente një testim nëse ishte e infektuar me virusin Covid-19.
Nga burime në Policia, Gazeta Online Reporteri.net, mëson se pas hetimeve për gati një muaj, dje policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin Ramush Saliu.
Siç mësohet, ai gjatë intervistimit ka pranuar se e ka kryer veprën për të cilën e kishte denoncuar viktima.
Policia pas arrestimi të tij, ka gjetur se i njejti person ishte dyshuar edhe në vitin 2018 për një vepër të ngjashme, dhunim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.