Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të njëvjetorit të rezistencës së Ukrainës nga invazioni dhe agresioni rus, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke shprehur përmes saj simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë si popull.
Letra është publikuar sonte me datë 26 shkurt, por në dokument shihet se mban datën 23 shkurt, ditën kur ka filluar lufta në Ukrainë, dhe nuk dihet arsyeja pse Qeveria nuk e ka publikuar para tre ditësh, por pak orë para se kryeministri Kurti të takohet me presidentin serb, Vuçiq në Bruksel, shkruan Reporteri.net.
Kurti në letrën dërguar Zelensyyt ka shkuar se Kosova dhe Ukraina janë dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje.
Ai ka shtuare se edhe pse gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë e dy vendeve përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme.
Kryeministri kujtoi rezistencën tonë të para 23 vjetëve dhe se si 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit.
Kurti i shkruan letër Zelenskyit: Ju urojmë fitore vendimtare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.