×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, lajmi është i rrejshëm

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 14:15

    Para pak minutash është raportuar se një person është infektuar me koronavirus dhe kjo, sipas disa mediave, është konfirmuar në QKUK.


    Ishte portali “Arbresh.info” i cili raportoi me burime për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, e pas saj edhe portal i njohur “Indeksonline” e plasoi lajmin.

    Mirëpo, Reporteri.net ka biseduar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke e quajtur të rrejshëm lajmin.

    “Nuk është e vërtetë. Lajm i rrejshëm, se nuk është testuar ende”, ka thënë zëdhënsja Era Pireva për Reporterin.

    Sidoqoftë, as Ministria e Shëndetësisë nuk ka reaguar lidhur me ndonjë situatë të jashtëzakonshme, gjë të cilën e ka bërë ditët e kaluara kur ishin shfaqur raste të dyshimta.

    Ndryshe, në Shqipëri sot është shënuar viktima e parë nga ky virus. Ajo ishte një grua 75 vjeçare që kishte qëndruar në Itali./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!