Gjatë ditës së sotme u raportua se disa figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësi për arritjen e marrëveshjes LDK-AAK-Nisma, për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Sipas raportimeve ministri aktual i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ia ka bërë të ditur kryesisë së LDK-së se nuk dëshiron ta mbajë postin e ministrit në një qeveri bashkë me AAK-në dhe Nismën.
Për këtë ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi duke mos konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se nuk ka përçarja brenda LDK-së dhe se ditët në vijim do të dalin me përbërjen e Qeverisë Hoti. /Reporteri.net