×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se Thaçi sot mandaton Kurtin për kryeministër, por jo, hapi i parë i takon VV-së

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 10:07

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës para konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, që u bë gjatë ditës së djeshme.


    Pas konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, mbetet i paqartë fati i qeverisë.

    Gjatë ditës u raportua se, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mandatojë sot për kryeministër, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Mirëpo, kjo nuk mund të bëhet pa propozimin e partisë politike ose koalicionit që përbën shumicën në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e përcakton qartë neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë:

    Presidenti i Republikës së Kosovës:[…] (14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit; […]

    Pra, mbetet në dorë të Vetëvendosjes që ta dërgojë tek presidenti Thaçi propozimin e saj për kryeministër, që në këtë rast do të jetë Albin Kurti. Megjithatë, duhet theksuar se ky vendim varet nga negociatat e partive fituese, Vetëvendosjes dhe LDK-së, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë deklaruar se do të vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë.

    Pas nominimit nga presidenti Thaçi, kandidati për kryeministër ka 15 ditë afat ta paraqesë për votim kabinetin në Kuvend. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!