Janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me COVID19 në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 165. Në mesin e këtyre rasteve është shënuar edhe rasti i parë nga Drenasi.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili thotë se ende nuk e di kush është personi i infektuar, por se nuk jeton në Drenas.
“Personi i infektuar është me letërnjoftim nga Drenasi, por nuk jeton në Drenas, por pasi është qytetar i joni, ne i urojmë shëndet atij dhe familjes”, ka thënë Lladrovci. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.