×
  • Lajme
  • Lajme

    U shpall i humbur, gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Gjilan

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 17:21
    Foto ilustrim

    Është gjetur pa shenja jete një 61-vjeçar në Gjilan i cili ishte shpallur i humbur që nga e enjtja e javës së kaluar, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e policisë, thuhet se në bashkëpunim me familjarë, 61-vjeçari është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi:

    Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qytetarë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personit Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024.

    Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!