Gjatë takimit në nivel kryenegociatorësh Bislimi-Petkoviq në Bruksel, është diskutuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajmin e bëri të ditur Petkoviq, i cili tha se është e rëndësishme të flitet për Asociacionin, që sipas tij, siguron paqe dhe normalizim të raporteve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Është e rëndësishme që ne të bisedojmë sepse kjo është një mënyrë për ta ruajtur paqen dhe serbët në Kosovë si dhe për normalizimin e raporteve. Diskutuam se si ta zbatojmë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sepse ai ishte obligimi i parë për të cilin u pajtuam në Ohër dhe sot për herë të parë si pjesë e diskutimeve trilaterale”, ka thënë Petkoviq, pas takimit.
Ai tha se me Bislimin diskutoi për hapa konkretë drejt formimit të ASK-së.
“Diskutuam për hapat më konkretë drejt formimit të ASK-së dhe se çfarë duhet të bëj ekipi menaxhues, në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015”, ka shtuar ai.
I njëjti deklaroi se deklarta për të zhdukurit në lufta është vendosur dhe do të miratohet në një takim të nivelit të lartë.
“Bëmë kujdes të veçantë me kushtet dhe nuk e pranuam termin e përmendur si Koventa e të Zhdukurve me Dhunë, për të mos dëmtuar interesat e Serbisë”, ka theksuar ai. /Reporteri.net/.
Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur