×
  • Lajme
  • Lajme

    U tërhoq nga qarkullimi në Gjermani, shqiptari e sjell për ta shitur BMW-në luksoze në Kosovë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 9:38

    Një BMW X5 me 700 kuaj fuqi, së cilës i ishte ndaluar qarkullimi në Gjermani, gjendet në Kosovë dhe është në shitje.


    Kështu shkruan sot gazeta gjermane Bild në versionin e saj online. Sipas Bild, BMW X5 me ngjyrë ari – e cila ishte tërhequr nga qarkullimi shkaku i ngjyrës së saj me shkëlqim – është nxjerrë në shitje në Kosovë. Çmimi i saj është 88 mijë euro.

    Vetura, të cilën e ka në pronësi në shqiptar që jeton në Gjermani, ishte ndaluar në muajin tetor të këtij viti në Dyzeldorf të Gjermanisë. Policia i kishte rekomanduar pronarit që t’i bëjë veturës disa korrigjime në mënyrë që t’i lejohej sërish vozitja.

    Problem përbënte ngjyra e shkëlqyeshme prej ari, e cila përkon me ngjyrat e taksive, por edhe një pjese të automjeteve të Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!