×
  • Lajme
  • Lajme

    U tha se nuk do të mund të kandidojë për deputete, Donika Kadaj flet për goditje e dhimbje

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 0:25

    Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se deklarimet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson asaj, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, nuk qëndron.


    Kadaj Bujupi në DPT te Fidani tha se do të konsultohen me juristë, por sipas saj kjo nuk qëndron dhe është vetëm një përpjekje për balancim.

    ” Mendoj se dikujt i dhemb me lëshu pushtet edhe mandej përpiqen me godit kah të mujnë. Bëhet fjalë për dy vepra krejt të ndryshme. Deputeti Etem Arifi ka qenë i dënuar për korrupsion me vendim të formës së prerë ndërsa ne kemi qenë të dënuar me kusht dhe Gjykata asnjëherë nuk ka dhënë vendim që i njëjti të ekzekutohet përveç se nëse përsëritet vepra. Kemi qenë për një aksion politik brenda sallës së Kuvendit, një dënim i cili prej fillimit ka pasur shumë shkelje dhe ka qenë komplet politik. Prandaj eventualisht të gjithë ata që janë gëzu sonte me deklarime të tilla sepse e pashë që ka pasë përpjekje për me i dhënë zjarm kësaj teme, unë ju them se nuk qëndron, ne sigurisht që do të konsultohemi me jurist, por nuk qëndron, është një përpjekje me e bë një balancim që është krejt e kundërta”, tha Kadaj-Bujupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!