Kryetarii PDK-së, Memli Krasniqi e ka vizituar Nasim Haradinajn, një dite pas lirimit nga Haga.
Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Haradinaj i ka pritur me këngë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga. Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së tha se uron që së shpejti të lirohen edhe krerët e UÇK-së.
“Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë. Mirë se vjen, Nasim.”, ka shkruar ai.