Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, mbrëmë në TV Dukagjini, ka deklaruar se Gjykata Speciale është nënçmuar nga ata që e kanë krijuar këtë gjykatë.
Ai ka folur për kryetarin e partisë me të cilën edhe u fut në Kuvend, Fatmir Limajn.
“Për shembull në mesin e atyre që janë tallë me Gjykatën Speciale ka qenë edhe Fatmir Limaj të cilit i kam dhënë informacion që ka me u marrë në pyetje”.
Zeka ka folur edhe për Jakup Krasniqin të cilin së fundi e ka ftuar Gjykata Speciale në intervistë si i dyshuar.
“Deri në armiqësi kam kaluar me Jakup Krasniqin, ditë kur më kanë bastisur policia speciale e EULEX-it unë kam thënë para gazetarëve që ka deklarata të çuditshme rreth Jakup Krasniqit dhe të cilat unë njëfarë forme i kam demantu sepse dy femra kanë deklaru përpara hetuesve të Gjykatës Speciale se gjatë qëndrimit të tyre në burg, Jakup Krasniqi ua ka pre buzët me gërshërë, të cilën unë nuk e kam besu në mënyrë absolute”, ka thënë Milaim Zeka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.