Fatmir Limaj e Haxhi Shala ka disa muaj që i kanë prishur raportet mes tyre.
Dalja e Shalës nga Nisma dhe marrja e shumë anëtarëve të kësaj partie në AAK kanë bërë që raportet e tyre të bien në pikën zero.
Por, kur në pyetje është UÇK-ja, Limaj e Shala janë bërë sërish bashkë, pasi kreu i NISMA-s i ka dalë në mbështetje deputetit Shala pas ftesës që ka marrë ky u fundit nga Gjykata Speciale.
“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë̈ gjykatë nuk mund ta njollos atë. Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin Haxhi Shala, është në vazhdën e ftesave të kësaj Gjykate për luftëtarët e lirisë̈. Por, ajo që duhet çmuar është se, ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkese që vjen nga sistemi i drejtësisë. Jam i bindur që edhe Haxhiu do ta kaloj me dinjitet këtë sfidë si gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.