×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëzimet që duhet t’u përmbahen udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 8:10

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka publikuar udhëzimet dhe masat të cilave duhet t’u përmbahen personat të cilat do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti.


    Në mesin e këtyre masave është edhe respektimi i distancës 1.5 metër, si dhe mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës.

    Këto janë të gjitha udhëzimet e publikuara nga Aeroporti i Prishtinës:

    Për shkak të distancës sociale, ju lutemi të paraqiteni në aeroport 3 orë para fluturimit.
    Vetëm udhëtarët lejohen të hynë në ndërtesën e terminalit. Ata që shoqërojnë udhëtarët në nisje dhe në pritje të tyre, nuk lejohet të hynë në hapësirat e terminalit.
    Udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues (të moshuar, lëvizje të kufizuar etj) mund të shoqërohen vetëm nga një i afërm deri te sporteli për pranimin e udhëtarëve dhe bagazhit.
    Ju lusim, vendoseni masën gjatë gjithë kohës!
    Ju lusim, mbani distancën 1.5 metër me njëri-tjetrin!
    Nëse keni ethe dhe temperaturë, si dhe nuk ndjeheni mirë, ju lusim, të kërkoni ndihmë nga personeli i aeroportit!
    Ju lusim, ndiqeni udhëzimin e personelit të aeroportit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!