×
  • Lajme
  • Lajme

    Ugljanin i shkruan Kurtit: Kosova është shtet i ri, por modern

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 16:42

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

    Në letrën e tij, Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

    “Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës”, thuhet në letrën e Ugljanin drejtuar kryeministrit Kurti.

    Në fillim të këtij muaji, kryeministri Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq dhe Selma Kuçeviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!