Bllokimi i rrjetit të kanalizimit në një puset, ka bërë që ujërat fekale të rrjedhin përgjatë rrugës “Ukshin Kovaçica” në lagjen Mati 1 të Prishtinës, dhe kështu të rrezikohen seriozisht banorët nga ndonjë sëmundje.
Vështirë të përballueshëm kundërmimin e fekaleve e kanë familjet që jetojnë në këtë lagje.
Banorë të kësaj lagje kanë dërguar një video tek Gazeta Online “Reporteri.net” për të paraqitur shqetësimin e tyre nga derdhja e fekaleve.
Qyetari i cili ka dërguar videon thotë se e kanë njoftuar Komunën e Prishtinës për këtë problem, por edhe pse kanë ardhur në vendin e ngjarjes nuk kanë intervenuar deri më tani.
Kujtojmë se sa herë që ka reshje shiu, jo vetëm në këtë rrugë të kryeqytetit, por edhe në të tjera paraqitet shpeshherë gjendje e njëjtë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.