Ulqini ka qenë dhe mbetet një nga destiancionet e preferuara të kosovarëve për pushime verore.
Krerët e kësaj komune por edhe agjencionet e ndryshme turistike janë të interesuar që edhe ky vit Ulqini të jetë një prej të preferuarve për pushime. Madje për këtë ata do të vijnë pas pak ditëve edhe në Prishtinë ku me disa aktivitete do të prezantojnë ofertën turistike.
Por jo vetëm kaq. Ata dëshirojnë që nga agjencionet turistike në Kosovë por edhe nga përfaqësues të institucioneve të marrin rekomandime të ndryshme sa i përket kujdesit dhe ofertës turistike në Ulqin.
Në javën e ardhshme, në Prishtinë do të jenë Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka të cilët do të bëjnë këtë prezantim dhe do të kenë takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe agjencioneve turistike.
Takimet thuhet se do të shërbejnë si forum për t’i paraqitur çështjet kryesore që ndërlidhen me sezonin turistik në Ulqin, si akomodimi, taksat, siguria, si dhe ofertat tjera që Ulqini ka për mysafirët kosovar këtë vit.
“Përveç prezantimit të ofertës për këtë vit, me këto takime synojmë të rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me institucionet private dhe shtetërore të Kosovës në sferën e turizmit”, thuhet në një ftesë që Komuna e Ulqinit ka shpërndarë për agjencionet turistike dhe institucionet e ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.