×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as musliman”, Latifi: Krasniqi sot ua tregoi vendin të gjithë horrave

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 19:56

    Profesori i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar rreth akuzave absurde që Gjykata Speciale ka bërë në drejtimi të akuzuarve, ku veçonte viktimat si katolik duke lënë përshtypje se në Kosovë ka pasur vrasje në baza fetare.


    Latifi ka thënë se për 22 vite Milloshevici dhe argatët e tij nuk ka në mundur të njollosin misionin e UÇK’së, duke i mveshur ngjyrime fetare.

    Ai tha se Jakup Krasniqi sot ua tregoi vendin të gjithë këtyre horrave.

    Postimi i plotë:

    Për 22 vite rrjesht Millosheviqi dhe argatët e tij në Serbi e Kosovë janë mundu ta njollosin misionin e UÇK-së, duke i mveshur atij ngjyrime fetare.

    Madje edhe shqipfolës të shumtë me zell kanë punu e vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.Sot, Jakup Krasniqi, ua tregoj vendin këtyre horrave.

    UÇK e nisi dhe e mbaroi misionin e saj si një lëvizje puro shqiptare, si lëvizja e fundit historike që ndoqi vetëm një shteg, shtegun e hapur nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, në flamurin e të cilës shkruheshin fjalët e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit asht shqiptaria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!