×
  • Lajme
  • Lajme

    UNICEF të gatshëm të vazhdojnë ndihmën për Kosovën

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 16:56

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislim, i ka pritur sot në takim shefin e zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe këshilltaren për Politika Sociale nga Zyra Regjionale e UNICEF në Gjenevë, Pamela Dale, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e UNICEF-it.


    Me këtë rast, Bislimi vlerësoi lartë angazhimin e UNICEF-it në mbështetjen e Kosovës për realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, veçanërisht përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e UNICEF-it uruan ministrin Bislimi për detyrën dhe gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar ndihmën për Kosovën në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për zhvillimin social në shërbim të përmirësimit të mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!