×
  • Lajme
  • Lajme

    UP e shpërblen Kujtesën me 10 mijë euro, ia blen internetin pa tender

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 16:18

    Universiteti i Prishtinës tash e një vit do të përdorë internetin e kompanisë Kujtesa. Këtë shërbim UP e ka blerë mbi 10 mijë euro, derisa oferta është negociuar, pa tender të hapur.

    Kompania “Kujtesa” ka siguruar furnizimin me internet për Universitetin e Prishtinës për një vit, pa u mundur shumë.

    Në garë për tenderin ”Shërbime të internetit për nevojat e UP-së” nuk ka qenë asnjë kompani tjetër që ofron këtë shërbim, kjo pasi drejtuesit e UP-së kanë vendosur që procesi të negociohet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “E negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë”, shkruan në njoftimin e shpallur në KRPP.

    Tenderin për këtë shërbim kompania Kujtesa e ka fituar më datën 24 të këtij muaji, derisa kontrata do të nënshkruhet nesër, më datën 28 mars 2022.

    “Data e dhënies së kontratës   24.03.2022 . Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 28.03.2022 . Emri zyrtar: ” Kujtesa Net ” Sh.p.k. Vlera e përgjithshme e kontratës 10 740,00 euro”.

    Në fund është treguar se kontrata mes UP dhe Kujtesës do të zgjatë për 12 muaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!