Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke fjetur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Këtë herë, pas Tophanes, Ismaili ka qenë mysafir te gazetari i njohur dhe një prej figurave më aktive për sfidat e “Muharrem Fejzës”, Milot Hasimja.
Së bashku me Milotin, Ismaili ka vizituar tërësisht këtë lagje duke parë nga afër se si është të jetohet aty.
Në fund të kësaj vizite, Ismaili me Milotin dhe qytetarë të tjerë kanë rregulluar fushën sportive të shkollës “Pavarësia”, duke e shndërruar në një arenë që bashkon komunitetin rreth aktiviteteve të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.