×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili kandidat i PDK-së për Prishtinën

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 8:07

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.


    I pari i Ferizajt i cili tashmë ka konfirmuar se do të rikandidojë për një mandat tjetër, ka folur edhe për kandidatin që PDK-ja do ta ketë për Prishtinën.

    Aliu ka deklaruar se Uran Ismaili pritet të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën, por që pritet të zyrtarizohet brenda ditësh.

    “Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryeqytetin, por që brenda pak ditësh do të formalizohet nga kryesia e partisë”, ka deklaruar Aliu në “Blic Interview me Astrit Gashin”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!