×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismajli: Është herët të flasim për koalicione parazgjedhore

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 23:28

    Uran Ismajli i PDK-së thotë se është herët që të flasin për koalicione parazgjedhore, po që ai thotë se personalisht mendon që partia e tij duhet të shkoj e vetme në zgjedhje.


    “Mendoj që është herët të flasim për koalicione parazgjedhore, por personalisht mendoj që PDK është më mirë ta ruaj subjektivitetin e saj në zgjedhje”.

    Ai thotë se mungesa e Kadri Veselit është dhimbje e madhe për gjithë Kosovën, e sidomos për PDK-në, por se kjo parti është e gatshme për zgjedhje.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!