×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e McKee

    USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i përkushtimit për ekonominë dhe demokracinë

    Reporteri
    24 Nëntor 2024 | 15:08

    Këtë javë për vizitë në Kosovë ka qëndruar Ndihmësadministratoren e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin McKee.

    Gjatë kësaj vizite zyrtare ajo pati një agjendë goxha të ngarkuar, ku u takua me zyrtarë të Kosovës, partnerë, udhëheqës të shoqërisë civile, të rinj, media dhe përfitues.

    Këtë vit USAID i bën dy dekada e gjysmë nga fillimi i pranisë në Koosvë.

    Lidhur me këtë Ambasada e ShBA-së në Kosovë në njoftimin e saj thotë se kjo vizitë thekson mbështetjen 25 vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe riafirmon përkushtimin e SHBA-së për demokracinë e Kosovës, rritjen ekonomike dhe integrimin euroatlantik, duke forcuar stabilitetin rajonal dhe vlerat e përbashkëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!