×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ushqimi dhe birra shkojnë më mirë pa tym”, ambasadori gjerman e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 13:39

    Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, e ka cilësuar si lajm të mirë zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit përmes inspektimeve.

    Ai përgëzoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke shtuar se ushqimi dhe birrat janë më të mira pa duhan.

    ”Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Twitter, të hënën.

    Kuvendi i Kosovës ka kohë që e ka miratuar ligjin kundër duhanit, por zbatueshmëria e tij ka qenë problematike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!