×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtaraku i pensionuar serb dëshiron të kthehet në Koshare, por ka dilema të sigurisë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 15:36

    “Beteja e Koshares” është një prej luftimeve më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në Koshare ushtria serbe është demoluar dhe ka pësuar humbje të jashtëzakonshme. Megjithatë pavarësisht kësaj disfate, një ushtarak i pensionuar serb dëshiron të kthehet në Koshare.

    Dragutin Dimcevski, zëvendëskomandant në pension i ushtrisë serbe ka thënë se dëshiron të kthehet në Koshare, por thotë se ka dilema rreth çështjes së sigurisë.

    “Do të isha i lumtur nëse do të shkoja përsëri në Koshare, por dilema është se sa e sigurt është tani”, ka thënë ai.

    Dimcevski ka treguar edhe për 1 janarin e vitit 1999, duke përmendur sulmet që ishin bërë ndaj ushtrisë serbe nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!