×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë stërvitje me pjesëtarë të Shoqatës së Kërkimshpëtimit Malor të Kosovës

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 13:45

    Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, kanë zhvilluar trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Shoqatës së Kërkimshpëtimit Malor të Kosovës.

    Qëllimi i stërvitjes siç thuhet, ishte rritja e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes trupave të KFOR-it dhe ekipeve vendore të reagimit të parë. Trajnimi përfshiu kujdes mjekësor emergjent, shpëtim në lartësi, zbritje me litar dhe trajnim për zhytës.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë. KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim ligji në Kosovë – EULEX”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!