×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryen patrullë rutinë në veri

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 17:05

    Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç tha KFOR, të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme.

    “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!